
Në shtëpinë e Big Brother ka ardhur momenti i provës javore dhe zarfin e lexon Shpendi. Prova javore quhet “Gjuaj në shenjë”. BAnorët do të ndahen në tre çifte përmes zgjedhjes së goglave. Më pas duhet të veshin kostumet e provës.. Me lajmërimin e Big Brother duhet të dalin në fushën e lojrave.Në fushën e lojrave ndidhet një tabelë e madhe e bardhë në të cilën janë vizatuar 3 rrathë të mëdhenj brenda secilit nga këto rrathë ndodhen disa rrathë të vegjël. Në krahun tjetër të fushës ndodhen 2 susta. Secili çift do të ketë në dispozicion një rreth për provën. Pjestari 1 i çiftit do të vendoset përpara tabelës së bardhë pranë shenjës së vijëzuar dhe duhet të marr pozë statike. Ky pjestar nuk ka të drejtë të lëvize, sepse në të kundërt do të penalizohet gjithë grupi.
Përpara pozës, pjestari 1 duhet të vendosë: Kokoret, syzet e ujit dhe të mbajë në dorën e sipërme pallaskën. Pjestari numër 2 i çiftit duhet të pozicionohet mbi sustë. Në krah të tij ndodhet ena me 30 tullumbace. Detyra e tij është të shënjojë në shenjë tek rrathët e vegjël, brenda rrethit të madh. Natyrisht duhet të përpiqet të shenjojë sa më mirë në mënyrë që tullumbacet mos të prekin partnerin e tij. Pjestari i çiftit i cili gjuan tullumbacet duhet ë qëndrojë gjatë gjithë kohës duke lëvizur në sustë. AI duhet të përdorë 15 tullumbace dhe më pas ndërron vendin me pjesëtarin tjetër për të përdorur edhe ai tullumbacet e tij. Big Brother kujton banorët se nga një sërë provash varet buxheti i tyre javor. Sipas përzgjedhjes së goglave, grupi 1 është Anaidi-Elona të cilët përdorin tullumbacet ngjyre blu, Grupi 2 është Iliri-Eldora të cilët përdorin tullumbacet ngjyrë të verdhë dhe grupi 3 është Shpendi-Rike të cilët përdorin tullumbacet ngjyrë të kuqe. Pas përzgjedhjes së çifteve banorët veshin uniformat dhe dalin në fushën e lojrave. Çifti i parë Elona-Anaid nisin lojën e kështu me rradhë. Pasi psërfundojnë provën të tre çiftet, Big Brother u komunikon banorëve se prova e javës nuk është kaluar sepse ata kanë lëvizur, duke mos zbatuar rregulloren e Vëllait të Madh.
0 comments:
Post a Comment