Faza e fundit e provës fitohet nga Iliri dhe Shpendi; Elona dhe Shpendi, për emocionet e finales


Të gjithë banorët grumbullohen në dhomën e ndenjes, ndërkohë që Anaidi fillon të lexojë një tjetër zarf që ka ardhur për ta nga Vëllai i Madh për një tjetër fazë të provës, fazën nr. 3. Kjo fazë është edhe faza finale e kësaj prove të fundit për ta, në të cilën shpjegohet se banorët do të bëjnë një garë. Secili prej tyre do të bëjnë në ajër pesë kënaçe “Coca Cola” për 10 sekonda rresht. Banorët të cilët do të fitojnë, do të mund të kenë shishe të personalizuara me emrin e tyre. Të gjithë banorët dalin te fusha dhe fillojnë të bëjnë prova me kënaçet, përpara komunikimit të Vëllait të Madh, me shishet të cilat mbajnë emrat e gjithsecilit prej tyre. Pas komunikimit të Vëllait të Madh, banorët fillojnë të ekzekutojnë provën, ndërsa ata që arrijnë ta mbajnë më gjatë dhe të kalojnë këtë provë, janë Iliri dhe Shpendi, të cilët fitojnë nga një shishe “Coca Cola” me emrin e tyre. Më vonë banorët hyjnë përsëri brenda, ku Elona fillon të merret me larjen e enëve dhe pastrimin e kuzhinës, ndërsa Iliri i tregon Anaidit histori të ndryshme me familjarët e tij. Elona ulet afër Shpendit në dhomën e ndenjes dhe të dy fillojnë të flasin për emocionet që ndiejnë para natës finale. Shpendi shprehet duke thënë me shaka se është i qetë, pasi e ndien që është fituesi. “Fillove edhe ti si Iliri?”, ia kthen Elona duke qeshur, ndërsa Shpendi mendon se me këto fjalë arrin të përçojë mesazh te publiku. “Më i qetë se sot nuk kam qenë as një javë”, shprehet Shpendi. “Të paktën tani ke vetëm një siguri, do të dalësh”, i thotë Elona duke qeshur. E kështu të dy bëjnë shaka e qeshin me njëri-tjetrin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

1 comments:

  1. không lại thì có thể đào tẩu. Thử xem xem tiểu bối có được Vô Tình đạo đã đạt tới trình độ nào rồi.

    Người tai to mặt lớn cung kính vâng dạ rồi ngẩng đầu nhìn về phía Tuyết Vực quốc, ánh mắt xuất hiện một sự buồn bã.

    Sau khi người đó đi rồi, lão đầu đứng lên, lẩm bẩm:

    - Chỉ còn mươi hai năm nữa. Chu Tước! Năm đó, lão phu cùng với ngươi đánh cuộc, người thua tự phạt ngàn năm. Còn có mười hai năm nữa là sự tự phạt của lão phu chấm dứt.

    Lão hít một hơi thật sâu, rồi biến mất.dong tam mu lậu cho thuê nhà trọ cho thuê nhà trọ nhạc sàn cực mạnh tư vấn pháp luật qua điện thoại công ty luật ở hà nội số điện thoại tư vấn pháp luật thành lập công ty

    - Thật là đau đầu. Lão phu tuyển lấy bốn người thì Tử Tâm là rắc rối nhất. Không có việc gì sao lại chạm tới Tằng Ngưu làm gì để bị ném vào trong vết nứt không gian? Lại còn muốn lão phu tới mang ra ngoài. Nếu không phải nó chính là vết rách trong

    ReplyDelete