
Çifti i radhës që hyn në shtëpi janë Valeri dhe Nevila. Procedura që ndiqet për futjen e tyre në shtëpi, është e njëjtë me atë të banorëve që hynë përpara tyre. Kështu ata udhëzohen që pasi hyjnë në shtëpi të shkojnë në dhomën e rrëfimit.
Pasi heqin maskat dhe zbulojnë fytyrat, dy banorët ndjekin klipet e tyre. I pari shfaqet klipi i Nevilës. Në ajo flet për historinë e saj të dhimbshe, e rritur pa prindër, por edhe për pasionet dhe dëshirat e saj. Pas Klipit Valeri preket dhe komenton klipin e vajzës.
Cilësia që lidhej me Nevilën është dhembshuria dhe Valeri shprehet në lidhje me këtë “isha i sigur që kur bëra zgjedhjen për dhembshurinë dhe mendoj se më përshtatet shumë”. Më pas ai thotë se do ta përkrah vajzën gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi duke u shprehur “do të jemi tamam si një çift”.
Më pas shfaqet klipi i Valerit në të cilin ai ndër të tjera thekson se dëshiron që t’i ndjekë ëndërrat e tij. Më pas ata të dy u bashkohen konkurentëve të tjerë duke zbatuar “kodin e heshtjes” dhe me fytyra të mbuluara.
0 comments:
Post a Comment