Vajzat me mision, brenda shtëpisë një çift i vërtetë


Këtë vit loja në shtëpi do të bëhet në çifte, ndërkohë që tri vajzat, janë lojtare jo në çift. Ato thirren në dhomën e rrëfimit dhe aty u komunikohet se do të kenë një mision të veçantë. Big Brother ka vendosur që gjatë javës ato duhet që të përçajnë çiftet në shtëpi. Vajzat shprehen të kënaqura me këtë vendim. Pasi vajzat rikthehen në dhomën e ndenjes, Arbana u komunikon banorëve disa nga rregullat e këtij viti dhe detyrimet që kanë çiftet kundrejt partnerëve të tyre. Banorët ftohen në oborr ku si surprizë i pret një darkë e shijshme. Por ata detyrohen përsëri që të mos flasin me njëri-tjetrin, deri në momentin që Vëllai i Madh do t’i njoftojë me anë të një gongu. Pas mbylljes së lidhjes me shtëpinë, bëhet e ditur edhe një tjetër e veçantë e këtij spektakli. Në shtëpi ndodhet një çift i vërtetë. Dy prej banorëve janë të martuar dhe kjo do të zbulohet në vazhdim të Big Brother. Në këtë mënyrë mbyllet spektakli i parë i Big Brother Albania 7.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment