
Megjithatë, struktura bazë e shoë-t mbetet e njëjtë. Arbana Osmani do të jetë edhe sivjet moderatorja e spektaklit. Sa u takon banorëve, kemi mësuar se ende nuk është bërë një përzgjedhje përfundimtare dhe audicionet vazhdojnë. Do të ketë jo më pak se 15-të, por as më shumë se 25 banorë, që do të bëhen pjesë të shtëpisë së famshme. Secili prej tyre do të konkurrojë me historinë e jetës së tij dhe me sekretet që mbart. Por sivjet, të fshehtat e tyre do të trajtohen ndryshe, në rrjedhën e ditëve. Burime brenda stafit bëjnë me dije se në audicione ka pasur dhe vazhdon të ketë pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe në këtë edicion të “Big Brother” do të ketë shumë histori të parrëfyera e të padëgjuara më parë. Konkurrentët do të jenë të moshave të ndryshme, ndërsa banori më i ri do të jetë 19 vjeç.
Sakaq, shtëpia e “Big Brother” do të jetë më e madhja që ka qenë ndonjëherë, me ambiente të reja shtesë dhe kënde të veçanta. Po ashtu kemi mësuar se në kriteret e përzgjedhjes, në audicione janë pranuar ata që kanë një jetë interesante e që dinë ta rrëfejnë bukur, që kanë batutë e humor, dhe janë të bukur nga pamja e jashtme. Edhe çmimi i madh, do të jetë më i lartë se vitet e mëparshme, por konkurrentët do ta mësojnë vetëm pasi të kenë hyrë në shtëpinë e “Big Brother”. bluetooth
0 comments:
Post a Comment