
Arbana lidhet me shtëpinë, ndërkohë që Valeri është duke pritur me ankth në dhomën e rrëfimit.
Arbana lidhet me shtëpinë dhe njofton Valerin se djali i tij Dario është në shtëpi dhe po luan hapa dollapa, prandaj ai duhet të dalë dhe ta gjejë se ku është fshehur. Valeri del nga dhoma e rrëfimit dhe kërkon djalin nëpër shtëpi, ndërkohë në sfond dëgjohet kënga “hapa dollapa”.
Valeri vrapon dhe shkon në dhomën e gjumit, duke e thirrur në emër. Tek krevati i tij Valeri gjen lodrën e djalit, por ende nuk e ka gjetur se ku është fshehur Dario. Valeri vazhdon të kërkojë djalin, teksa Dario është në dhomën e ndenjies me banorët e tjerë.
Valeri thërret Darion dhe ai vrapon ta përqafojë. Ai e merr në krahë duke e puthur dhe përqafuar tërë kohës. Banorët çohen dhe e takojnë të gjithë me radhë.
0 comments:
Post a Comment