Vëllai i Madh komunikon përsëri me dy banorët Liderë Zaida dhe Edisoni, duke i pyetur nëse kanë vëzhguar sa duhet banorët. “Cili prej çifteve ju është dukur më interesant?” i pyet Vëllai i madh dhe Liderët përgjigjen “Tea dhe Genci”. Pas kësaj ata ftohen të shkojnë në dhomën e ndenjies ku ndodhen edhe banorët e tjerë.
Vëllai i Madh njofton të gjithë banorët se Zaida dhe Edisoni janë banorët e parë që kanë hyrë në shtëpi dhe Vëllai i madh i ka caktuar si Liderët e shtëpisë. Si të tillë ata vëzhguan banorët dhe zgjodhën çiftin Tea-Genci si më interesantët. Big Brother ka vendosur që ata do të marrin një dënim.
Tea dhe Genci duhet të qëndrojnë në dhomën e reflektimit, deri në një vendim të dytë nga BB. Ndryshe nga banorët e tjerë të cilët i pret një darkë e shijshme në oborr, ata janë të detyruar të qëndrojnë të izoluar nga pjesa tjetër e banorëve.
0 comments:
Post a Comment