Eleonora dhe Fisniku janë tërhequr nga pjesa e tjetër e banorëve që po shijojnë muzikën duke kërcyer.
Ata të dy po diskutojnë mbi lojën dhe mbi ata banorë që mund të jenë në finalen e Big Brother.
Fisniku është i mendimit që Fabiani është shumë i lezetshëm dhe mund të shkojë në finale.
Fisniku vazhdon me analizën e tij duke thënë që dhe Tea mund të jetë e fortë për ata që e shohin nga jashtë. Ajo me atë lëvizje që bëri i ka shtuar pikë vetës, sepse këtu brenda asnjë nuk e ka bërë atë që bëri ajo, plus po e mban rendimentin e saj me lojëra, shprehet Fisniku.
Fisniku i tregon Eleonorës që brenda në shtëpi është kristalizuar një tjetër çift, Eleonora shprehet duke thënë: "nuk e besoj sepse ajo ka lidhje jashtë, bëhet fjala për, Fatjon-Xhensila.
Eleonora shprehet nëse Xhensila-Fatjon, janë bërë çift, e sigurt që të dy do jenë në finale.
Fisniku shprehet se Fabianin e sheh më para Fatjonit në finale, ndërsa Eleonora tregon që Xhensilën e sheh në finale sepse është një femër e bukur që bën gjithë ditën performancë.
0 comments:
Post a Comment