Kafja në ajrin e pastër të këtij mëngjesi pranveror i shijon shumë vajzave. Është qetësi dhe në oborr dëgjohet muzika që Big Brother ka vendosur vetëm për këta banorë që janë zgjuar herët. Pjesa tjetër e banorëve, në dhomën e gjumit janë akoma duke fjetur në qetësi dhe me drita fikur.
Eleonora ia kthen filxhanin me kafe turke Marias dhe fillon t’i shikojë se çfarë është shkruar në të. Maria e dëgjon gjithë kërshëri. Eleonora fillon të justifikohet për ato që shikon por Maria i thotë të vazhdojë. Eleonora shikon një germë “F” në filxhan dhe ndër të tjera duket se Marian e përflasin. Maria i përgjigjet Eleonorës se ky është qëllimi, njerëzit të flasin për të.
Pas Marias e ka radhën filxhani i Teas. Ndryshe nga filxhani i Marias që dilte i mbyllur, i Teas del komplet i hapur dhe flakë i kuq. Papritur Maria dëgjon në sfond këngën e saj të preferuar dhe gëzohet shumë.
Fisniku po ashtu shikon filxhan. Atij i del një “s” në filxhan dhe Eleonora e pyet se kush është. Fisniku i thotë se është “njëra”. Pas leximit të fatit në një ditë të rëndësishme siç është kjo e shtunë, ata shijojnë rrezet e diellit të shtirë në bar.
0 comments:
Post a Comment