Zaidën e kemi parë jo pak herë të debatojë për cigare, izolimi e ka bërë atë të jetë shumë e varur nga mungesa e cigareve.
Zaida është e nervozuar me Marinën sepse ajo i ka thënë gjatë kohës që Zaida po pinte cigare: “këtej e tutje s’ka puf, puf me cigare”.
Zaida i thotëMarinës që mos t'ia marri respektin për dobësi, sepse asaj nuk ka ç’i duhet kur dhe si i pi ajo cigaret.
Zaida i tregon Marinës se mënyra sesi ajo i ka folur, për të ka qenë tallje, përbuzje, Zaida i kërkon Marinës t’i ndajë gjërat.
Zaida paralajmëron Marinën duke i thënë që herë tjetër të tregohet më e kujdesshme. Ajo i thotë Marinës: “mos më detyro të dal nga rrobat e mia dhe të humbas respektin që kam për ty”.
Marina komenton duke i thënë Zaidës “unë me ty nuk merrem vesh fare”.
Zaida komenton edhe me Fisnikun për cigaret: “të gjitha cigaret që kam patur i kam shpërndarë me banorët, ndërsa ata po tregohen shpirt kazmë me të".
0 comments:
Post a Comment