Ejona dhe Ademi janë çifti i parë që hyn në shtëpi dhe synimin e kanë të qartë; fitoren.
“Do ta fitojmë bashkë këtë sfidë sepse kur kam fituar dashurinë tënde nuk ka sfidë që të mos e fitojmë”, tha Ejona.
“Do ta fitojmë këtë sfidë bashkë që të realizoj ëndrrën tënde për një shtëpi tënden”, iu drejtua Ademi.
Çifti i parë i Big Brother nuk janë në dijeni se në dhomat e tjera të shtëpisë kanë hyrë edhe gjashtë banorë të tjerë e për këtë Big Brother vendos t’u bëjë një lojë.
Big Brother i thotë Ejonës dhe Ademit se nuk janë vetëm çifti i parë, por edhe banorët e parë që hyjnë në shtëpi.
Më pas, Big Brother i fton që të dy të njihen me shtëpinë dhe i ka ftuar që të zgjedhin krevatin e tyre.
Fiorentina dhe Olsi pasi rrëfejnë sesi janë njohur bashkë hyjnë në Shtëpinë e Big Brother, ku i presin Ejona dhe Ademi.
Në takimin e parë, opinionisti Labinot Gashi tha se mes dy çifteve të para të futura në shtëpi sheh shumë dallime.
0 comments:
Post a Comment