Edhe përse 2 prej çifteve të vjetra rrezikojnë të lënë shtëpinë e Big Brother sonte në mbrëmje, për Musën ky nuk është rasti.
Ai jo vetëm që beson se çiftet Olsi-Fiorentina dhe Lupçe-Katerina do t’i mbijetojnë eliminimit sonte, por ai beson se në javën e ardhshme ata do të jetë sërish në nominim, e bashkë me ta do të jetë edhe ai vetë me Donën dhe çiftin tjetër Danjel-Fotini.
Këtë parandjenjë të tij, ai ia tregon Lupçes dhe Olsit. Ky i fundit, i mësuar tashmë menominimet e shumta shprehet se sado nominime të kaloj do të jenë të gjitha eksperienca. Ndërkohë që edhe për Lupçen nominimi duket se nuk përbën më një problem.
0 comments:
Post a Comment