Arbri: “Publiku mund ta eliminojë Gracianon”; Ermali-Erit: “Ti je në rregull me Klaudjan, mbajte qëndrim”

Arbri del në kopsht me Françeskën e fillon që të diskutojë me të rreth nominimeve të kësaj jave dhe banorit që mendojnë se mund të dalë. Arbri bën një llogari me veten dhe thotë se fakti që banorët e tjerë janë të rinj dhe ende nuk janë shfaqur, publiku do të dojë që t’i mbajë ende brenda shtëpisë, ndërsa Graciano është bërë shumë i lexueshëm dhe nuk ka asgjë për të dhënë brenda shtëpisë. “Unë mendoj që Graciano e ka punën keq”, shprehet Arbri. Ndërsa Françeskës i duket ende shpejt për të dhënë një mendim përfundimtar lidhur me këtë. Disa nga banorët janë shtrirë në krevat dhe i k zënë gjumi, ndërsa disa të tjerë janë ende duke biseduar me njëri-tjetrin. Gerta shkon afër krevatit të Arbrit dhe Liamit dhe bën shaka me ta, duke komentuar rrobat e saj. Ndërsa në kopsht ndodhet Graciano e Ola, të cilët diskutojnë për disa minuta lidhur me nominimet e kësaj jave dhe banorëve të cilët nuk kanë dalë asnjëherë në nominim. Pas pak minutash edhe ata futen brenda dhe shtrihen për të fjetur gjumë. Ermali, Erioni dhe Françeska bisedojnë me njëri-tjetrin lidhur me hyrjen e Klaudjas në shtëpi. Ermali e sqaron se Klaudja ka menduar vetëm për t’i bërë keq atij me hyrjen e saj, ndërsa Erioni ka dyshimin se mos Klaudja ka menduar që ta vendosë në qendër të vëmendjes. Ermali thotë se ai gjithmonë i ka dalë krah Klaudjas dhe s’i ka lënë banorët e tjerë që të flasin keq për të, duke u munduar t’i tregojë se duhet që të mbajë qëndrim për Klaudjan. “Ia ke zgjatur më shumë nga sa duhet”, i thotë Ermali. Ai thotë se ka mbajtur qëndrimin e duhur dhe se nuk duhet të ndihet keq për këtë gjë. Pas pak minutash edhe ata shkojnë në dhomën e gjumit dhe shtrihen për të fjetur gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment