
Grandiola shkon në dhomën e gjumit dhe fillon që të flasë me Gracianon për mendimin që ka për Liamin. Grandiola e përshkruan Liamin si një njeri negativ dhe thotë se e ka shumë inat atë. Grandiola thotë se nuk ka për të ndryshuar mendim për të gjatë gjithë kohës, sepse tashmë e ka dhënë mendimin e saj dhe ka për ta sulmuar Liamin. Graciano përmend debatin që ka pasur me të dhe thotë se që nga ajo ditë Liami nuk ekziston për të brenda shtëpisë.
Më pas ata diskutojnë për hyrjen e Klaudjas në shtëpinë e Big Brother dhe për qëndrimin që mbajti Erioni ndaj saj. Sipas Grandiolës, Erioni ka mbajtur qëndrimin e duhur, pasi nëse do ta kishte bërë për të fituar audiencë, do të kishte pranuar të lidhej me të.
Më vonë ajo i tregon Gracianos se e ka dëgjuar Liamin që ka thënë se e ka nominuar Gracianon. “Unë këtë doja”, shprehet Graciano, duke thënë se kërkon luftë të hapur me Liamin. “Fakti që më nominoi, do të thotë se ma ka frikën”, shprehet ai. E kështu, banorët diskutojnë me njëri-tjetrin për minuta të tëra.
0 comments:
Post a Comment