Eri-Gentës: ”Nëse del në nominim me Ermalin e Liamin, eliminohesh”; Genta: “Del Liami. S’i dhanë rëndësi sot”

Erioni e Genta shkojnë në dhomën e gjumit, ndërkohë që Vëllai i Madh ka fikur dritat, dhe fillojnë që të flasin për Klaudjan dhe mendimin apo ndjenjat që ka Erioni për të. Ai thotë se e ka menduar gjatë gjithë kësaj kohe, po s’ka qenë e nevojshme që ta diskutojë, pasi të tjerët do të mendonin se ishte duke u viktimizuar. Genta e pyet se ç’mendim ka ai, se përse ajo ka vendosur që të dalë nga shtëpia dhe Erioni thotë se mendon që ajo ka pasur gjëra personale, të cilat nuk ka dashur që t’i thotë. Ai tregon se e ka respektuar gjatë gjithë kohës dhe nuk i ka fshehur asgjë Klaudjas. Më pas ata flasin për nominimet dhe për fatin e nominimit që mund të ketë Genta, pasi Eri mendon se ka shumë rëndësi se me cilët prej banorëve do ët jetë ajo në nominim. “Nëse do të jesh me Ermalin dhe Liamin p.sh., to do të dalësh”, i thotë Erioni Gentës. Ndërsa Genta mendon se mund të dalë edhe Liami, sepse sipas saj, ai nuk ka më aq shumë rëndësi brenda shtëpisë. Për këtë gjë Genta bazohet te spektakli i sotme, kur sipas saj, nuk i është dhënë aspak rëndësi Liamit. “E pe se me çfarë u kapën sot?”, i thotë ajo Erionit për ta bindur.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment