Graciano, Ermali, Françeska dhe Genta janë duke folur me njëri-tjetrin për spektaklin dhe për banorët që janë në nominim. Erioni mendon se këtë javë do të jetë Gerta ajo që do të eliminohet. Më pas Genta tregon për takimin me Rubensin dhe për fotot që i kishin nxjerrë gazetat. Ajo thotë se gazetat kanë dashur që të përfitojnë duke shpikur për të.
Erioni diskuton me banorët për hyrjen e Klaudjas në shtëpi dhe për gjendjen e turbullt në të cilën është gjendur. Banorët e mbështesin, duke i thënë se ka bërë gjënë e duhur. Ndërsa banorët e tjerë, të cilët ndodhen në një tjetër tavolinë, mendojnë se Erioni duhet që t’ia kishte treguar vendin Klaudjas.
Liami dhe Gerta dalin në kopsht dhe fillojnë të flasin sërish për ngjarjet gjatë spektaklit dhe për karakterin e Edit.
Vëllai i Madh vazhdon që të lërë muzikë në sfond e banorët vazhdojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin ën kopsht, duke pirë verë. Më vonë vendosin që të pastrojnë tavolinën në kopsht, duke i vendosur ushqimet në frigorifer.
0 comments:
Post a Comment