
Banorët janë ndarë në dy grupe, duke biseduar me njëri-tjetrin për spektaklin, surprizat dhe ngjarjet që ndodhën në të. Gerta dhe Graciano flasin për surprizat që u ka bërë Vëllai i Madh dhe mënyrën se si i kanë përjetuar. Genta tregon për bashkëbisedimin me Arbanën dhe për vargjet me rimë që thuri për të.
Më pas ata flasin për klipin e thashethemeve dhe Genta ka vënë re se banorët kanë folur shumë për të. Ndërsa Grandiola flet për veten dhe për emocionet që ka përjetuar kur mori vendimin se publiku kishte vendosur që ajo të qëndronte në shtëpi. Grandiola thotë se kishte një siguri që do të dilte nga shtëpia dhe se ai vendim i ka dhuruar shumë emocione.
Më pas, banorët e tjerë largohen dhe në kopsht mbetet vetëm Genta, Graciano dhe Grandiola. Graciano tregon për emocionet që ka përjetuar me surprizën që i ka bërë Vëllai i Madh me futjen në shtëpi të motrës së tij. Vajzat e komplimentojnë për motrën. Ndërsa Genta tregon se i dashuri i saj, Rubensi, ka qarë në momentin që e ka parë atë të mërzitur.
Pak minuta më vonë Graciano dhe Tani fillojnë një debat me njëri-tjetrin, për cigaret. Graciano e shikon Dritanin që është duke pirë cigare dhe i thotë se ai i ka dhënë nga cigaret e veta, duke ndenjur vetë pa cigare, ndërsa tani del që Dritani ka cigare. Dritani i kujton që javën e parë ka qenë ai që i ka dhënë cigare Gracianos nga të tijat, kështu që ai nuk duhet ta përflasë. “Fillove ti që tani?”, i thotë Tani, ndërsa ikën për ta mbyllur bisedën.
0 comments:
Post a Comment