Është koha për të filluar me nominimet. Secili nga banorët do të futet në dhomën e rrëfimit dhe do të thotë dy emra dhe dy arsye. Në televotim do të shkojnë katër më të votuarit.
Më pas, në studio vjen i eliminuari i kësaj nate, Edi e sheh një klip me momentet më të bukura e më pikante në shtëpinë e BB. Edi shprehet se është surprizuar për faktin që është larguar sonte, pasi mendonte se motivi për të cilin kishte hyrë, për të treguar që brezi i tij mund të përshtatet me brezin e ri, vlen dhe Arbana e siguron që ia ka arritur ta bëjë këtë.
Banorët kanë dhënë kandidaturat e tyre në dhomën e rrëfimit e Arbana u komunikon banorëve të nominuarit e javës, të cilët janë: Tani, Graciano, Ola e Gerta.
Së fundi, Arbana i fton banorët të dalin në oborr, sepse ka një darkë surprizë për ta.
0 comments:
Post a Comment