Darkojnë, duke biseduar për spektaklin; Gerta: “Nga nominimi do të kuptoj se sa vlej”

Me mbarimin e spektaklit, banorët rrethohen rreth tavolinës në kopsht, për të darkuar darkën e përgatitur nga Vëllai i Madh. Pasi rrinë disa minuta të gjithë bashkë, duke bërë “Gëzuar!” me njëri-tjetrin, vendosin që më vonë të largohen e të ndahen nëpër grupe, në mënyrë që të jenë më të lirshëm për të diskutuar rreth ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë spektaklit. Ermali largohet me Françeskën, ndërsa Liami me Arbrin e Gertën. Të cilët ulen në një kënd tjetër të kopshtit e fillojnë të bisedojnë, duke bërë shaka e duke qeshur. Më pas ata fillojnë të diskutojnë për ngjarjet gjatë spektaklit, për nominimin e Gertës dhe për mënyrën se si Arbri i ka shpëtuar eliminimit. Liami i bën të qartë Gertës se nuk ka për të dalë nga shtëpia, ashtu siç i thotë Arbrit se nuk ia tha kot që nuk duhej të shqetësohej, pasi nuk mund të dilte. Gerta thotë se ndihet mirë për faktin që është nominuar, pasi kjo gjë tregon se ajo ka rëndësi brenda shtëpisë. “Dua ta kuptoj se sa vlej, në të kundërt, më mirë të dal”, shprehet Gerta. Kështu, banorët vazhdojnë që të flasin për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë spektaklit, duke i komentuar me njëri-tjetrin për disa minuta.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment