Komentojnë daljen e Edgarit; Arbri, Liami e Tani: “Edi ia bëri vetes”

Ndërsa Liami, Gerta dhe Arbri darkojnë me njëri-tjetrin, me ta bashkohet edhe Tani dhe të gjithë fillojnë të diskutojnë për nominimet dhe për banorët që rrezikojnë me tepër për t’u larguar nga shtëpia. Liami mendon se nominimet e kësaj nate janë ato të duhurat. Gjithashtu, ai thotë se ka dashur që Graciano të ishte në nominim dhe kështu ndodhi. Ndërsa Tani mendon se Graciano nuk mund të dalë nga shtëpia, pa dalë më parë Gerta, Ola dhe ai vetë. Ndërsa Gerta i thotë se ai nuk duhet të bazohet në fakte të tilla, pasi rasti konkret ishte largimi i Edit nga shtëpia. “Edi kishte dy javë që duhet të dilte se u banalizua”, shprehet Tani. Liami mendon se loja e Big Brother nuk funksionon në mënyrën që ata po mendojnë. “Unë kam vënë re që nuk ka shumë lidhje forca këtu, por është edhe me tip”, shprehet Liami. Më vonë banorët fillojnë që të flasin për Gracianon. Tani thotë se Graciano po humbet respektin e shumë njerëzve vetëm për faktin se gërricet pa shkak me të gjithë. Ndërsa Liami mendon se Graciano është një ndër banorët e duhur brenda shtëpisë, pasi ai di shumë mirë që të kthejë gjithçka në avantazh të tij. Për këtë Liami merr shkas të flasë lidhur me zënkën që ka pasur me Gracianon, duke thënë se Graciano i ka transformuar komplet fjalët, pasi ai nuk e ka ofenduar. Pak më vonë ata flasin për eliminimin Edgarit, të cilin shumica e banorëve brenda shtëpisë, nuk e prisnin. “Edgari ia bëri vetes”, shprehet Arbri, mendimin të cilit e përkrah edhe Liami. Pastaj banorët komentojnë hyrjen e Klaudjas në shtëpi, duke thënë se ajo ka bërë gjënë e duhur, pasi Erioni duhet t’ia kishte treguar se nuk kërkon që të bëjë më me të.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment