Njerëzit që bëhen pjesë e “Big Brother” mjafton të shkelin në atë shtëpi dhe menjëherë fillojnë e u dalin të “palarat” në shesh… Kjo ka ndodhur edhe me Gertën, njërën prej konkurrenteve të këtij edicioni, e cila po përflitet për lidhje me njerëz të pasur, ndërhyrje kirurgjikale etj. Në pamundësi për të pyetur vetë Gentën lidhur me vërtetësinë e këtyre lajmeve, ne kemi pyetur motrën e saj, e cila na tregon se deri në momentin që është futur në “Big Brother” ato kanë ndenjur bashkë 24 orë….
Le të sqarojmë me radhë të gjitha ato që po thuhen për Gertën.
A ka pasur ajo një lidhje me Ervinin e “BB4”?
Jo. Ky lajm nuk është aspak i vërtetë. Kam qenë dhe unë aty kur ajo është njohur me Ervinin dhe kam bërë dhe unë foto bashkë me ta. Arsyeja që u publikuan vetëm fotot me Gertën ishte vetëm për shkak se ajo, duke qenë bionde, mund të bënte më kollaj xheloze Ermelën. Nuk ka pasur asgjë tjetër midis tyre.
A ka pasur Gerta lidhje dashurie me një milioner?
Gerta ka pasur një lidhje që mund ta quaj të rëndësishme, sepse ka zgjatur si lidhje. Por djali duke qenë vetëm 26 vjeç, për vetë moshën e tij nuk kishte si të ishte milioner. Arsyeja që motra ime nuk e përmend kurrë aty brenda, është sepse ata janë ndarë nga njëri- tjetri 6 muaj para hyrjes së Gertës në shtëpi, për arsyet e tyre.
Është e vërtetë që Gerta ka bërë disa ndërhyrje kirurgjikale për t’i ngjarë sa më shumë Elvana Gjatës?
Ajo ka bërë vetëm një ndërhyrje kirurgjikale në hundë, por jo për t’i ngjarë Elvanës, po për arsye shëndetësore sepse vuante nga sinoziti.
Zëra të shumtë thonë se ju vini nga një familje e pasur…
Nuk jemi vajzat e Bamir Topit po jetojmë shumë mirë ( qesh).
Si po e përjetojnë prindërit tuaj qëndrimin e Gertës në shtëpinë e famshme?
Prindërit tanë janë pak fanatikë, jo për veshjen, por në përgjithësi. Megjithatë, ata si dhe unë e mbështesim Gertën në çdo gjë që ajo bën.
0 comments:
Post a Comment