Skuadra e Ermalit, fituese e provës javore; Ola i shpëton eliminimit të dyfishtë

Prova e kësaj jave ka qenë një provë mjaft argëtuese. Banorët janë bërë pjesë e disa lojërave virtuale. Ata janë ndarë në dy grupe, në garë përballë njëri-tjetrit. Pas lidhjes me shtëpinë, Arbana u kërkon finalistëve të bëhen gati për vazhdimin e provës. Secili prej tyre do të përfaqësojë grupin e vet, pasi grupi fitues do të përfitojë buxhetin e plotë, ndërsa grupi humbës duhet të bëjë durim dhe të menaxhojë me kujdes një buxhet të kufizuar. Për realizimin e provës thirren Ermali e Graciano, të cilët bëjnë një lojë boksi. Pas realizimit të provës, Arbana u komunikon banorëve verdiktin e provës, ku skuadra e Ermalit është fituese e do të ketë buxhet të plotë, ndërsa skuadra e Gracianos do të kenë buxhet të kufizuar. Së fundi, Arbana shprehet se është momenti për të mësuar rezultatin e eliminimit të dyfishtë. Vendimi i publikut për Olën është që mund të vazhdojë qëndrimin e saj në shtëpinë e BB.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment