Konfrontim Erion-Klaudja; Erioni: “Duhet të jem i qartë me veten, më prit jashtë”, Klaudja nuk pranon

Është momenti për t’u rikthyer një historie që ka bërë jo pak të flitet në këtë BB. Është fjala për Erionin dhe Klaudjan, dy banorë të shtëpisë që u përfshinë në një miqësi të fortë. Dalja e Klaudjas, ka shënuar mbylljen e një historie, së cilës nuk dimë si t’ia vëmë emrin. Të gjithë jemi konfuzë nga kjo marrëdhënie, e për të sqaruar gjithçka, tashmë Klaudja është brenda në shtëpi. Arbana flet me Erioni, e pyet si ka qenë kjo javë për të e Erioni përgjigjet se nuk do të flasë se si është ndjerë nga ana e tij emocionale, e është krenar për qëndrimin e tij në BB. Njerëzit që ka pasur me afër janë Ermal, Graciano e Klaudja, e me këtë të fundit ka pasur një pëlqim, por nuk ka dashur të ndodhte asgjë brenda BB pa qenë i sqaruar me veten për lidhjen e mëparshme. Erioni thotë se e dashura e tij jashtë nuk ka dashur që ai të futej në BB, për faktin se ai mund të afeksionohen për dikë, ashtu siç në të vërtetë ka ndodhur. Erioni e pohon përsëri që ka pasur dhe ka pëlqim për Klaudjan. Arbana i tregon Erionit që Klaudja është në shtëpi e gjendet pas derës që hapet. Erioni shkon pranë saj dhe takohen. Klaudja shprehet se meqënëse nuk i interesonte nëse ajo vinte apo jo, por Erioni e ndërpret dhe thotë se nuk është kështu. Ajo thotë se ka menduar për veten dhe për të dy bashkë, e do të dijë përse duhet ta presë jashtë? Erioni përgjigjet se Klaudja duhet ta presë që ai të sqarohet me vajzën që është në Greqi, e më do të lidhet me Klaudjan, nëse ajo do të dojë. Klaudja thotë se nuk mund ta presë Erionin kur të dalë, e po ashtu nuk e ka menduar që ai nuk do ta përmendte asnjëherë pasi ajo të dilte nga BB. Ai thotë se nëse do ta kujtojë, e bën me zemër e jo me fjalë tek të tjerët. Erioni thotë se nëse Klaudja e do ose e pëlqen, duhet ta presë. Klaudja pyet: “Po nëse kthehesh me vajzën tjetër?” e ai thotë se nuk ka përgjigje. Fjala e fundit që Erionit i thotë Klaudjës është: “Je bërë shumë e bukur” dhe kërkon ta përqafojë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment