Surprizë për Gracianon; Dëshira për t’u futur në BB dhe takimi me motrën e tij

Është koha për të folur për Gracianon, dëshira e të cilit për t’u bërë pjesë e BB ka qenë aq e madhe saqë është lutur pafund që ajo të bëhej realitet. Në prag të ndërrimit të viteve, ai ka shkuar në mesnatë në qendër të Tiranës, ku vendoset bredhi tradicional i festave dhe është lutur që Babagjyshi t’i plotësonte dëshirën e futjes në BB. Ky moment shumë gazmor është xhiruar nga ai, e do të shfaqet sonte. Arbana i fton të gjithë banorët të shohin një filmim amator, të lartpërmendur. Më pas, Arbana i thotë Gracianos të shkojë në dhomën e rrëfimit ku gjen një fustan të vogël dhe një palë këpucë, të cilat ia ka dhuruar ai motrës së vogël për ditëlindje. Ai shikon një klip, ku ka folur për motrën dhe se sa i mungon gjatë ditëve në BB e më pas sheh një klip ku motra e tij i shkruan në letrën e saj të parë: “Më ka marrë malli shumë, të dua e të kam zemër” e po ashtu bën një kërcim për të. Së fundi, Graciano kthehet në sallon ku gjen surprizën më të madhe: motra e tij gjendet aty. Ai gëzohet shumë dhe menjëherë e merr në krahë, ndërsa motra e vogël përlotet nga emocionet. Graciano e motra e tij bëjnë një kërcim në sallon, ç’ka është mjaft emocionuese.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment