Edi, i eliminuari i parë; Eleminim i dyfishtë, Ola rrezikon të largohet

Arbana shprehet se është koha për të mësuar vendimin e publikut për të eliminuarin e kësaj jave. Banori i parë që shpëton prej eliminimit natën e sotme është: Arbri, e gara mbetet mes Edit e Dritanit. Së fundi, Arbana komunikon se banori që duhet të lërë shtëpinë e BB, në bazë të votave të publikut, është Edi. Më pas, Arbana u bën me dije banorëve se në shtëpinë e BB sonte do të ndodhë një eliminim i dyfishtë. Por ai do të jetë ndryshe. Në shtëpi do të bjerë një zile telefoni dhe ai që do të ngrejë telefonin do të ketë një rol të veçantë, që lidhet pikërisht me këtë eliminim. Graciano, kap telefonin dhe Arbana e fton të shkojë në dhomën e surprizave, ku gjenden fotot e banorëve të mbetur në shtëpi. Ai duhet të vërë kryqin mbi 2 foto e duhet të zgjedhë për një eliminim të dyfishtë 2 miqtë e tij më të ngushtë në shtëpi, emrat e të cilëve janë Ola dhe Erioni. Pra, Ola dhe Erioni rrezikojnë eliminimin, por nuk mbaron këtu. Banorët duhet të shkruajnë në fshehtësi emrin e një prej dy banorëve të përzgjedhur, që duan të largohet nga shtëpia. Secili prej banorëve e tregon emrin e banorit që ka përzgjedhur, dhe në bazë të rezultateve, banori që rrezikon eliminimin është Ola, me një zgjedhje unanime dhe për të do të hapet një televotim live.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment