Të pathënat e javës, përballje mes banorëve

Arbana përshëndetet me banorët dhe së pari i uron Dritanit ditëlindjen. Më pas, flet me Edin, java e të cilit ka qenë një javë e mbushur me nostalgji për familjen. Pasi ka kujtuar ditëlindjen e babait, që nuk jeton më. Më pas, në studio shfaqet një klip me dinamikat e javës, me protagonistë të nominuarit e javës: Edit, Tanit e Arbrit. Tentacionet për të formuar grupe që u shfaqën javën e kaluar janë zbehur. Graciano është zbutur karshi banorëve, Tani është shumë më i tërhequr, Edi po kalon më shumë kohë me Olën. Ndërkohë, Gerta është ekspozuar më shumë nga të tjerët duke kaluar kohën me Arbrin dhe Liamin dhe kjo gjë nuk përshëndetet me dashamirësi nga të tjerët. Arbana i fton banorët të shohin një klip të konceptuar ndryshe nga herët e tjera, me të pathënat e javës. Në këtë klip Ermalin e kanë akuzuar se ka rënë në qetësi, banorët mendojnë për Gentën se është konsumuar, Graciano e Liami nuk bien kurrë dakort me njëri-tjetrin, Liami është shprehur se Erionit nuk i zë besë, Liami e ka cilësuar Edi si ‘edukator’, e nëse mes Gertës e Françeskës ka miqësi apo xhelozi, etj. Së fundi, banorët konfrontohen mes njëri-tjetrit për fjalët e thëna e të dëgjuara gjatë klipit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment