Natë e gjatë konfrontimesh në BB e një eleminim i dyfishtë

Në shtëpinë e Big Brother tashmë luftohet për të fituar statusin e liderit. Çdonjëri nga meshkujt e shtëpisë ka armët e veta, dikush lufton me eksperienca, dikush tjetër me diplomaci, dikush tjetër përdor moshën. Nga ana tjetër, Françeska, Genta dhe Geri po përpiqen të zënë kolltukun e First Lady-t në shtëpi. Sonte do të jetë një natë e gjatë konfrontimesh e të papriturash. Në shtëpinë e BB do të hyjë Klaudja dhe Rubensi, i dashuri i Gentës. Ky i fundit shprehet se nuk i ka publikuar ai fotot që qarkullojnë në mediat e shkruara të vendit. Klaudja thotë se ka lënë diçka pezull me Erionin e duhet t’ia thotë. Gjithashtu do të ketë dhe një eliminim të dyfishtë, për të cilin do të hapet një tjetër televotim live.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment