Erioni e Graciano, sqarim; Erioni: “Nuk më pëlqen të merrem me thashetheme”

Erioni e Graciano qëndrojnë në oborr duke u sqaruar për keqkuptimet dhe hatërmbetjet mes tyre. Erioni shprehet se ka dashur të vërë në provë Gracianon me prerjen e flokëve që i ka bërë, në kuadër të bastit që kanë vënë për lojën. Graciano thotë se Erioni e ka ingranuar vetë duke i bërë si i fortë, ndërsa Erioni e pyet nëse Graciano është ende i mendimit që ai ia ka punuar prapa krahëve apo jo. Graciano përgjigjet se ka gabuar në këtë mendim që ka dhënë. Erioni thotë se nuk ka lidhje mes të pyeturit e Liamit se kë të nominojë dhe faktit që t’i tregojë Gracianos për këtë gjë. Graciano thotë se nuk do t’ia dijë për këtë temë, por Erioni shpjegon se kjo situatë ka ndodhur para tre javësh dhe e kanë akuzuar padrejtësisht se është me dy fytyra, ndërkohë që atë që di, e mban për vete. Graciano thotë se i ka ardhur keq për faktin se Erioni e ka quajtur spiun atë që ia ka treguar Gracianos nominimet e Erionit. Ky i fundit pohon duke thënë se të tillë e quan këtë gjest, por ata janë në lojë. Graciano thotë se ai nuk e ka parë Erionin si konkurrent loje, ndërsa ka ndodhur e anasjellta. Erioni thotë se nuk i pëlqen që të mendohet se ai merret me thashetheme, por Graciano e këshillon të mos shqetësohet kaq shumë për këtë gjë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment