Edi e Arbri, përplasje për provën javore; Graciano: “Kam qenë më i miri i provës”

Gerta teksa gatuan, shprehet se ka nisur të gatuajë vetëm për Arbrin, por ka përfunduar duke gatuar për të gjithë banorët. Ndërkohë, banorët sapo kanë mbaruar me provën e javës, ku prej saj lindin diskutime mes banorëve, kryesisht mes Edit e Arbrit. Ky i fundit i thotë Edit: “Qofsh i keq po me fat” e Edi i kërkon që Arbri ta heqë mendjen nga loja. Ai gjithashtu shton se jeta është e gjatë e ka shumë shanse, ndërsa Arbri i përsërit shprehjen e lartpërmendur. Në anën tjetër, Graciano bisedon me Erionin për provën e shprehet se ka qenë më i miri në provën e javës, teksa Ermali e ngacmon duke pohuar të kundërtën. Graciano shprehet se Ermali ka për detyrë të acarojë atë, por e vërteta është që ai ka qenë më i miri i provës. Më pas, në shtëpinë e BB bie telefoni i surprizave dhe ajo që e kap është Genta.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment