
Françeska e Arbri qëndrojnë në dhomën e gjumit ku shkëmbejnë një debat të vogël. Françeska i thotë Arbrit se ai së bashku me grupin e tij, flasin ndërsa të tjerët flenë gjumë. Arbri i përgjigjet Françeskës: “Je e vogël ti”, e ajo shprehet se ajo është e aftë të diskutojë me të gjithë e jo vetëm me Ermalin. Ata vazhdojnë të ngacmohen me fjalë, e Ermali ndërhyn në mbështetje të Françeskës. Ai i pohon se ata flenë gjumë, ndërsa Arbri flet gjatë natës.
Arbri përgjigjet se ata të dy rrinë nga katër orë duke diskutuar e Françeska i përgjigjet me ironi se ata bisedojnë për Arbrin se është shumë i rëndësishëm. Arbri u thotë se ata s’kanë se çfarë të bisedojnë tjetër përveç se për ta, e Françeska shton se ka mësuar prej tij të bëjë të tilla diskutime pasi i ka folur për Gentën, për Gracianon e për shumë të tjerë. Arbri thotë se Françeska ka ardhur me pushime në BB, e ajo pohon me ironi.
Më pas, banorëve u komunikohet që të fillojnë me provën e javës, ku Liami u shpjegon se si funksionon loja e gjatë kësaj kohe, mes banorëve ka diskutime të vogla.
0 comments:
Post a Comment