Zgjim i vonë i banorëve; Diskutojnë për spektaklin e sotëm

Banorët zgjohen më vonë se zakonisht mëngjesin e sotëm, duke e nisur kështu ditën më me vonesë se zakonisht. Pasi zgjohen një edhe nga një, secili fillon që të merret me pastërtinë personale dhe me punët e përditshme. Arbri, Erioni dhe Dritani dalin në kopsht dhe fillojnë të diskutojnë për surprizat që mund t’i bëjë Vëllai i Madh, duke i futur ndonjë tjetër banor natën e sotme. “Dua ndonjë kamikaz, intrigant, si puna e Liamit”, shprehet Dritani, ndërsa Arbri e kundërshton, duke i thënë se Liami nuk është i tillë, por banorët ia kanë keqkuptuar lojën që ai po bën. “Në mos është intrigant, është lojtar”, thotë Dritani. Të gjitha banorët fillojnë që të merren me punët personale dhe më pas të hanë mëngjes, ndërkohë që disa të tjerë ende nuk janë zgjuar nga gjumi. Më pas, të gjithë mblidhen në dhomën e ndenjes e bisedojnë, duke bërë shaka me njëri-tjetrin e duke qeshur. Disa nga banorët shkojnë në dhomën e gjumit e fillojnë të bëjnë biseda të përgjithshme me njëri-tjetrin. Duket se banorët janë ende përgjumësh.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment