
Erioni del në kopsht me Dritanin dhe të dy fillojnë që të diskutojnë për hyrjen e Klaudjas në shtëpi dhe ballafaqimin e saj me Erionin. Sipas Dritanit, Erioni duhet që t’i kishte treguar vendin Klaudjas, pasi ajo atë kërkonte me hyrjen e saj. Ndërsa Erioni i sqaron se nuk kërkon që të bëjë plane për jetën dhe për lidhje të tjera, pa i ndarë gjërat më parë me të dashurën e tij jashtë shtëpisë. Dritani mendon se i duhet të ishte më i prerë dhe t’i ndante ca gjëra. “Nuk doja t’ia bëja të prera aq keq gjërat Klaudjas”, shprehet Erioni.
Pak më vonë Tani bashkohet me Gertën dhe Liamin e të tre kërcejnë me muzikën në sfond.
Më vonë atje del Graciano e fillojnë të flasin për surprizën që Vëllai i Madh i bëri atij. Gerta thotë se është prekur shumë kur e ka parë motrën e tij të qajë, pasi iu kujtua motra e saj. Muzika vazhdon që të jetë në sfond dhe banorët fillojnë të kërcejnë të gjithë bashkë. Ola është duke kërcyer me Gracianon e fillon që të flasë me zë të ulët me të. Afër tyre është Tani, ndërkohë që të dy fillojnë që ta komentojnë. O Zot sa i poshtër ky”, thotë Ola. “Shumë i lig”, vazhdon mendimin Graciano, ndërkohë që vazhdojnë të pëshpëritin me zë të ulët me njëri-tjetrin.
0 comments:
Post a Comment