
Me ndezjen e dritave dhe vendosjen e muzikës nga Vëllai i Madh, banorët fillojnë që të zgjohen një edhe nga një me përtesë, pas një nate të gjatë me diskutime dhe opinione për banorët e ngjarjet e javës.
Liami e Dritani fillojnë që të diskutojnë me njëri-tjetrin, ndërsa Liami është duke ngrënë mëngjesin. Ai e pyet Tanin se ç’mendim ka për Gracianon, pasi tashmë është një banor jo i ri në shtëpinë e Big Brother. Dritani e shikon si njeri pozitiv Gracianon, pavarësisht djallëzisë që e karakterizon, por shton se nuk i ka pëlqyer fakti që ka zgjedhur Grandiolën dhe do të zgjidhte Gentën pas saj, si miket më të mira brenda shtëpisë. “Unë e gjej veten tek ti dhe tek Ermali, por ai nuk e gjen dot”, shprehet Tani. Liami thotë se në këtë lloj eksperience ata duhet të mësojnë të përshtaten por kjo gjë nuk e karakterizon Gracianon. “Më vjen inat kur ma deformoi llafin”, shprehet Liami për Gracianon dhe debatin që kanë pasur. Ai thotë se i ka kërkuar falje Gracianos, por më tepër ishte ironike, pasi ai nuk kishte arsye që t’i kërkonte falje.
Pak më vonë Liamin del në kopsht e fillon që t’i tregojë Gertës për jetën e tij në Gjermani. Ai thotë se e ka marrë malli për jetën që bën atje. Ndërkohë që disa nga banorët janë ende duke fjetur gjumë në dhomën e gjumit.
Më pas banorët shkojnë në dhomën e gjumit e fillojnë të diskutojnë me njëri-tjetrin për palestrën. Më pas fillojnë që të diskutojnë për lokalet në disa vende që kushtojnë më tepër në Tiranë, duke marrë shkas nga disa komente të Dritanit për sa i përket punës së tij.
Liami, Tani dhe Gerta shkojnë në këndin e stërvitjes dhe fillojnë që të stërviten, duke i mësuar edhe Gertës ushtrime për muskuj barku.
0 comments:
Post a Comment