
Banorët fillojnë të ushtrohen me Provën Javore, të cilën do ta performojnë gjatë ditës së nesërme, por sot bëjnë përgatitjet e para, duke u njohur me të. Banorët fillojnë të lundrojnë me AMC sërf, drejt finalizimit të Provës Javore, për të fituar dhuratën nga kompania AMC, telefonin Samsung Galaxy s4.
Të katër banorët një edhe nga një fillojnë të ushtrohen, sipas rendit alfabetik në radhë, duke u ngjitur mbi sërf e duke u munduar të mbajnë ekuilibër, ndërsa Vëllai i Madh i njofton për kohën në dispozicion të secilit prej tyre.
Më pas banorët mblidhen sërish në dhomën e ndenjes, ku fillojnë të bëjnë shaka e të qeshin me njëri-tjetrin, ndërsa kujtojnë jetën jashtë.
Më vonw banorët fillojnë të llogarisin votimin e publikut, duke hamendësuar se si mund të jetë radha e tyre. Ndërsa Anaidi fillon të tregojë për fiksimin që ka për motorët, ndërsa tregon histori të ndryshme me motorin e tij, ndërsa thotë se e ëma e ka shumë merak këtë gjë.
Më pas ata numërojnë herët ë kanë qenë në nominim dhe njerëzit jashtë, të cilët mendojnë se do t’i votojnë më shumë. Shpendi mendon se shumë nga miqtë e tij nuk do ta kursejnë votën për të, pasi tregon se janë shumë mirë nga gjendja ekonomike. “Ndërsa unë, po të jetë për miq, nuk kam thuajse fare në Shqipëri”, shprehet Elona.
Ata mendojnë njerëzit e afërt e gjithashtu hamendësojnë për dëshirën që mund të ketë publiku për të votuar secilin prej tyre.
0 comments:
Post a Comment