
Edhe në mëngjesin e sotëm, katër banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri fillojnë të zgjohen me ngadalë, pas ndezjes së dritave dhe vendosjes së muzikës në sfond. Si zakonisht, ajo që zgjohet e para është Elona dhe më vonë të tre djemtë nëjri pas tjetrit.
Shpendi është ai që shkon të zgjojë Ilirin, i cili qëndron më gjatë në krevat, duke i kujtuar se sot është ditë e premte dhe se janë një ditë para natës së madhe, finales.
Më vonë, të dy djemtë shkojnë në kuzhinë dhe fillojnë të bisedojnë ndërsa janë duke bërë kafenë. Iliri shprehet duke thënë se kanë mbetur vetëm 24 orë dhe se ka filluar ta marrë malli që tani për shtëpinë e Big Brother, në të cilën ndenjen pothuajse tre muaj e gjysmë. Ndërsa Shpendi thotë se qëndrimi në shtëpinë e Big Brother i ka bërë të ndihen ndryshe nga jeta e zakonshme dhe rutina e përditshme.
Më vonë në kuzhinë shkon Elona,e cila si çdo mëngjes, përgatit ushqim për zogjtë.
Djemtë ulen te kolltukët në sallon, bashkë me Anaidin dhe të tre mendojnë që i kanë mbetur vetëm disa orë qëndrimi në këtë shtëpi, e cila ka për t’i munguar. “Tani është pjesa që të dhimbset shtëpia”, shprehet Anaidi. “Iku edhe e premtja”, ia kthen Shpendi, ndërsa Anaidi thotë se tani do të donte që e premtja të mos ikte më. “As nuk mbahen mend se sa javë kanë kaluar”, thotë Anaidi teksa mendohet me vete.
Ndërsa Iliri tregon një ëndërr qesharake që ka parë, me të cilën shkakton të qeshura tek djemtë të cilët e komentojnë me shaka. Me ta ndërkohë është bashkuar edhe Elona, e cila futet në bisedë, duke bërë shaka me djemtë.
0 comments:
Post a Comment