Diskutojnë për ethet e finales dhe mallin për familjarët


Të katër banorët vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar në dhomën e ndenjes, ndërsa flasin për ditën e fundit të qëndrimit në shtëpi dhe për aktivitetet që mund të bëjnë, në mënyrë që kjo ditë t’i duket sa më e shkurtër. Elona mendon se kjo ditë do të mbarojë shpejt, pasi banorëve u duhet të merren edhe me mbledhjen dhe sistemimin e rrobave të tyre. Ndërsa Anaidi mendon se ata do të kenë vështirësi për t’i zënë gjumi, duke qenë se kanë filluar t’i pushtojnë që tani ethet e finales. “Unë kam për të fjetur si një qengj”, shprehet Iliri, duke treguar siguri në vetvete. Më vonë ata fillojnë të flasin për mallin që po ndiejnë për familjarët e tyre dhe hamendësojnë rreth surprizave që mund t’u bëhen. Iliri mendon se ardhja e motrës së Elonës me fëmijën e saj të vogël do të jetë shumë e vështirë, pasi është lodhje shumë e madhe për një fëmijë aq të vogël, sipas tij, ndërsa Elona mendon se motra e saj e bën një sakrificë të tillë për të. Ata mendojnë se sapo të dalin nga shtëpia, ka për t’i marrë shumë malli, sepse tashmë janë përshtatur shumë mirë me jetën brenda shtëpisë. Ata qeshin kur mendojnë përballjen me jetën jashtë, ndërsa mendojnë se do të shtangen e do të ndihen si të huaj në momentin që do të përballen me realitetin jashtë shtëpisë. Më vonë, banorët dalin në kopsht dhe fillojnë të diskutojnë për sekretet dhe dyshimet që kanë pasur pas shfaqjes së indikacioneve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment