
Banorët vazhdojnë të qëndrojnë në oborr, ndërsa shijojnë rrezet e diellit dhe tingujt e muzikës në sfond. Shpendi dëgjon këngën e Rita Orës, të cilën e përshëndet me zë të lartë. Ndërsa Elona i thotë se do t’i pëlqente të punonte si stiliste e Rita Orës dhe i kërkon Shpendit me shaka që ta ndihmojë për t’i rregulluar një kontratë me të. “Djalin e dajës ia njoh, por atë, jo”, i përgjigjet Shpendi. Ndërsa Anaidi, hyn brenda për të marrë telefonin, me të cilin improvizon një telefonatë me Rita Orën, të cilës i kërkon që të bashkëpunojë me Elonën, të cilin e cilëson si një stiliste profesioniste, duke krijuar kështu momente të këndshme në shtëpi.
Pak minuta më vonë, banorët hyjnë brenda, ku Anaidi fillon të merret me sistemimin e rrobave të tij, ndërsa Iliri shkon në krevatin e vet dhe fillon të shikojë fotot e Melisës, mbesës së tij.
Kurse Elona fillon të shkruajë një dedikim në njërën prej bluzave që i jep Shpendi për vajzën e tij, Lizën. “Të dua, Liza”, është shkrimi i Elonës në bluzën e tij.
Më pas edhe Iliri e Shpendi fillojnë të merren me sistemimin rrobave të tyre në valixhe, ndërsa Elona vazhdon të merret për disa minuta me radhë me dedikimin për Lizën në bluzën e Shpendit.
0 comments:
Post a Comment