Komentojnë sekretin e Marselinit; Anaidi: “Sjelljen e tij me femrat e justifikon sekreti”


Pasi merren për disa minuta me radhë me sistemimin e rrobave të tyre në valixhe, banorët vendosin të shkojnë në kuzhinë për të drekuar. Ndërkohë, Elona ka përfunduar me shkrimin e urimit për Lizën me rastin e 1 Qershorit, në bluzën e Shpendit. Ata ulen të gjithë rreth tavolinës, ndërkohë që fillojnë të shkëmbejnë biseda të përgjithshme me njëri-tjetrin. Ndër të cilat, banorët fillojnë të flasin për sekretet dhe në veçanti për Marselinin dhe sekretin e tij si zhigolo. Anaidi justifikon sjelljen e pahijshme të tij me femrat, si pasojë e punës së tij si zhigolo, pasi sipas Anaidit, në një profesion të tillë mashkulli ndihet i poshtëruar. Elona nuk është dakord me të dhe mendon se ky nuk duhet të shërbejë si justifikim për sjelljen e tij të pahijshme, Ndërsa liri vazhdon diskutimin e tij, duke thënë se një mashkull që ushtron atë profesion, nuk mund të ndihet kurrsesi i ofenduar, pasi ka qenë vetë ai që e ka vendosur dhe kundër mendimit të Anaidit ai sqaron se nj zhigolo mund t’i vendosë limite punës së tij. Më pas, banorët mbarojnë drekën dhe fillojnë të shkëmbejnë batuta e të qeshin me njëri-tjetrin, ndërsa Elona merret me larjen e enëve. Ata mendojnë për ngarkesën e ditës së nesërme dhe gjithashtu imagjinojnë emocionet që do të përjetojnë gjatë natës së finales.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment