Përfundon prova javore nga AMC. Iliri harron një fjalë.


Banorët përpara se të nisnin provën zyrtare, faza e trete për fitimin e dy telefonave Samsung Galaxy s4 nga AMC, duhet të bënin një paraprovë. Pasi veshën edhe veshje të përshtatshme për qëndrimin në uji, Anaidi hyn i pari në pishinë për të provuar qëndrimin e tij mbi tavolinën e surf-it AMC. Qëndrimi mbi të ishte disi i vështirë dhe banorët kaluan momente shumë gazmore teksa tentonin të mbanin ekuilibër mbi tavolinën e Surf-it. Pasi bie Gongu nis i pari provën sërish Anaidin, sapo stabilizohet mbi Surf, në ekran shfaqen fjalët të cilat duhet ti memorizojë për ti priprodhuar në përundim të provës përpara Vëllait të Madh. Pas tij nis Elona, Iliri dhe në fund Shpendit. Pasi përfundojnë të katër banorët provën, Big Brother i pyet në lidhje me fjalët që duhet të memorizonin. Anaidi, Shpendi dhe Elona nuk bënë asnjë gabim në lidhje me tekstin e tyre. Iliri, teksa nisi të thotë tekstin që ju shfaq në ekranVëllait të Madh, harroi të përmëndte një fjalë. Pasi përfundojnë provën banorët futen menjëherë brenda për tu ndërruar.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment