Anaidi dhe Iliri, fitues të telefonit Samsung Galaxy s4 të mundësuar nga AMC.


Banorët e Big Brother kanë kryer një sërë provash këtë javë nga AMC. Mbledhja e pikëve që ato kanë grumbulluar nga tre fazat e provave do të nxjerrë dhe dy fituesit e telefonit Samsung Galaxy s4 të mundësuar nga AMC. Ata mblidhen të gjithë në dhomën e ndënjes pasi Big Brother do u komunikojë atyre pikët që secili banor ka grumbulluar nga ekzekutimi i provave që kanë pasur gjatë javës. Teksa janë ulur në divan, në monitorin e televizorit shfaqet reklama e AMC dhe banorët nisin të japin vlerësimin e tyre për reklamën që AMC ka realizuar.Ndërkohë që banorët flasin me njëri-tjetrin në shtëpinë e Big Brother hyn dhe personazhi i reklamës së AMC. Banorët shpërthejnë në ovacione teksa e shohin. Personazhi i thotë banorëve se ka hyrë në shtëpi për tu komunikuar se cilët janë dy fituesit e telefonit Smamsung Galaxy s4 dhe pikët e grumbulluara për secilin. Rezultatet për Elonën janë tre pikë, Shpendi 5 pikë, Iliri 7 pikë dhe Anaidi 8 pikë. Pra banorët që fitojnë telefonin e mundësuar nga AMC është Iliri dhe Anaidi. Të dy banorët janë shumë të lumtur për këtë dhuratë që AMC u ofroi. Banorët përcjellin personazhin e reklamës dhe rikthehen sërish brënda.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment