
Banorët janë në qetësi, ndonëse ndihet melankolikë edhe nga koha me shi. Shpendi i qëndron Elonës përballë në dhomën e ndënjes dhe Vëllai i Madh ka vendosur në sfond muzikë. Për ta thyer pak “heshtjen” në shtëpi, nis të kërcejë në mënyrë mjaft funny dhe Elona nis të qesh teksa e shikon. Teksa kërcen, Shpendi kujtohet që natën e finales së madhe të Big Brother është data 1 qershor, dita e fëmijëve. Ai nis të kujtojë vajzën e tij Lizën dhe thotë se e do shumë dhe i thotë Elonës që poshte fustanit që Elona ka bërë për të shkruaj gëzuar 1 qërshorin. Ndërkohë që banorët qëndrojnë brenda shtëpisë për shkak të reshjeve të shiut, Iliri hedh idenë se do të lahet në pishinë. Banorët nuk e besojnë dhe nisin të qeshin sepse temperaturat janë shumë të ulëta dhe bie shumë shi. Anaidi teksa qesh me idenë e Ilirit, thotë se ai për shoë bën gjithçka.Por Iliri nuk vonon, heq rrobat dhe siç është hidhet në pishinë, teksa bie shi. Shpendi nis të qeshë me çmëndurinë e tij. Teksa zhytet, Iliri thotë se uji është shumë i ngrohtë. Ai qëndron për disa momente në pishinë, më pas futet brenda. Shpendi dhe Anaidin qeshin teksa e shohin dhe i futet i ftohti akoma dhe më shumë duke parë Ilirin. Pasi ndërrohet në dhomën e gjumit, Iliri i bashkohet pjesës tjetër të banorëve të cilët po qendrojnë në dhomën e ndënjes.
0 comments:
Post a Comment