
Pasi debati me Anaidin dhe Elonën përfundoi, kjo e fundit nis të diskutojë me Shpendin në lidhje me të. Elona i shpjegon Shpendit se në këtë fazë të lojës gjërat kani filluar të shihen me shumë detaje dhe tjetri nuk ta do të mirën duke të vënë në dukje çdo gjë. Sipas saj, në shtëpinë ndodhen 4 banorë dhe puna është e barabartë për të gjithë. Teksa diskuton me Shpendin, pranë tyre vjen edhe Anaidi duke e ndezur edhe një herë debatin mes tij dhe Elonës për të njëjtat arsye që ndodhi edhe pak më parë.
Të njëjtën gjë që i thotë Shpendit, Elona ja thotë edhe Anaidi që ai vë re gjërat në detaje ndërkohë që janë të gjithë të barabartë për çdo gjë. Ajo shton që duhet ë fillojë edhe ajo ta vëzhgojë Anaidin në detaje që të diskutojë të njëjtat gjëra si ai. Elona i kërkon Anaidit që mos ta përmendi më faktin që është femër dhe duhet të bëjë punë si e tillë. Anaidi e mohon duke i thënë që nuk e tha një gjë të tillë,por ajo nuk di të bëjë gjë tjetër përveç se të vishet dhe pispilloset.Elona i përgjigjet që nuk e lejon më të flasë dhe ta nxjerrë atë aty ku do ai. Debati mes tyre agravohet duke kaluar në ofeza mes njëri-tjetrit dhe duke akuzuar njëri-tjetrin për gjëra personale. Sipas Anaidit Elona nuk id të bëjë gjë tjetër përveç se të flasë për Riken, Elona përpiqet ta anashkalojë diskutimin duke i kthyer përgjgije të shkurtra. Ai vazhdon duke i thënë se nga Elona, si femër që është ka mësuar vetëm rregullimin e flokëve dhe asgjë tjetër. Teksa Elona acarohet duke ngritur zërin, Anadi i thotë që i mungon vetëkontrolli dhe i ushtron vetes shumë presion me gjërat që bën. Elona e mbyll debatin duke i thënë se para se të tregojë tjetrin me gisht të shohë veten e tij.
0 comments:
Post a Comment