
Anaidi, Elona dhe Shpendi ndodhen në dhomën e ndënjes dhe po diskutojnë rreth gatimit. Sipas Anaidit, Elona është nga ato banore që gjithnjë i ka ardhur gati ushqimi dhe nuk ka gatuar. Elona i përgjigjet Anaidit se ka qënë ai që nuk ka gatuar asnjëherë, por kohët e fundit ka filluar të gatuajë dhe e bën sepse gatuan gjërat që i haen atij. Anaidi pyet Ilirin dhe Shpendin se sa herë kanë ngrënë nga duart e Elonës. Djemtë përgjigjen që disa herë ka ndodhur që ka gatuar Elona për to.
Elona i thotë Anaidit se nuk është futur në Big Brother për të bërë gjërat që është mësuar Anaidi të bëjë dhe ti presë çdo gjë nga femrat e shtëpisë. Sipas Anaidit kanë qënë meshkujt e shtëpisë që kanë gatuar më shumë se sa vajzat duke përmendur Xhimin dhe Ilirin ndërsa nga vajzat Eldorën. Ai nis ti tregojë Elonës për herët që ka gatuar duke i thënë se është nga ato banorë që sa herë ka dashur diçka e ka bërë vetë dhe nuk i ka kërkuar askujt. Teksa diskutojnë me njëri-tjetrin Elona i thotë Anaidit që nuk është Joana që merr të lajë rrobat e tij, bën aq sa mendon ajo që duhet bërë. Elona i thotë Anaidit që në javët e para, Anaidi nuk ka prekur gjë me dorë dhe çdo gjë ja ka bërë Joana. Ai i përgjigjet që ka qënë në grup me Joanën dhe i ka bërë ajo për të ndërsa për Elonën ai thotë që në javët e para Elona nuk i ka prekur një herë me dorë enët, por gjithnjë i lante Altina. Sipas Anaidit, duke qënë se në fillim ishin shumë vajza duhet të merreshin më shumë me punët e shtëpisë. Anaidi ngulmon që Elona ka minimalisht dy javë që nuk ka gatuar. Elona i shpjegon se Eldora duke qënë se kishte dorën e thyer ra në kompromis me Ilirin për sa i përketa gatimit dhe nuk është faji i saj se donte të gatuanin ata. Ajo i rithekson Anaidit se nuk ka ardhur në Big Brother për të bërë punët e tij. Debati vazhdon për disa minuta mes Anaidit dhe Elonës.
0 comments:
Post a Comment