
Ndërsa Shpendi dhe Rikja janë duke ngrënë mëngjesin, Iliri shkon në kuzhinë duke u marrë më gatimin ndërkohë që fillon të këndojë, ndërsa Anaidi del në kopsht duke ndenjur afër Elonës, ndërsa fillon të bëjë një diskutim me të.
Si fillim ata flasin për cigaret, ndërsa më vonë Anaidi fillon të diskutojë me të për disa dyshime që ka kohë që ka filluar të ketë për Elonën. Ai i thotë se Elona ka ca kohë që nuk i duket shumë e qetë dhe kërkon të dijë më tepër se çfarë mund të ketë ndikuar tek ajo, duke qenë se ka vënë re disa sjellje të sajat të cilat i kanë bërë përshtypje. “Unë nuk ka asgjë për sa i përket lojës, por mendoj me mall për ditët që kam kaluar me të gjithë këtu dhe do të më mungojë jeta këtu”, shprehet Elona.
Ajo thotë se ka përjetuar një eksperiencë të paharrueshme, të cilën do ta kujtojë me mall nga jashtë.
Ndërsa Anaidi i bën një pyetje të drejtpërdrejtë, duke e sqaruar se ka kohë që kërkon të marrë vesh diçka rreth saj, të cilën mbase ajo nuk ka guximin që ta ndajë me të tjerët. Elona nuk e kupton pyetjen në fillim dhe i kërkon Anaidit që t’ia sqarojë edhe më mirë, por Anaidi i bën të qartë se nuk do që ta diskutojë kaq hapur, por është i sigurt se Elona mund ta kuptojë se për çfarë e ka fjalën. “Të kuptoj shumë mirë se çfarë je duke menduar, por nuk është aspak e vërtetë”, shprehet Elona duke qeshur. Ajo e sqaron ndërsa qesh me vete gjatë gjithë kohës, se e ka ditur që të tjerët mund të krijonin dyshime të tilla për të, pasi ka një sjellje disi mashkullore dhe se këtë gjë e ka folur edhe me motrat e saj para se të hynte në Big Brother. “Fakti që nuk po krijoj një lidhje këtu me një djalë dhe që po rri më afër gocave të bën të mendosh diçka të gabuar”, i thotë Elona duke qeshur, ndërsa e sqaron se këtë sjellje ajo e ka si pasojë e diçkaje që i ka ndodhur që në fëmijëri, por që nuk kërkon ta ndajë me asnjërin prej banorëve brenda shtëpisë. “Prandaj dhe të kam thënë herë pas here që do të flasim kur të dalim, por dyshimet e tua janë të gabuara”, e sqaron Elona. Anaidi i lidh dyshimet e tij edhe me letrën që ajo i ka shkruar Rikes, por Elona e siguron se nuk ka të bëjë aspak me dyshimet e tij për të, ndërsa qesh me dyshimet e tij, të cilat ka menduar që para se të hynte në shtëpi se mund të lindnin tek ndonjëri prej tyre. “Vetëm kur ta maresh vesh se çfarë kam shkruar, do të më kuptosh”, thotë Elona, ndërsa i thotë me bindje se nëse ajo do të kishte shije të tjera dhe do të ishte vërtet ajo që Anaidi dyshon, nuk do ta kishte aspak problem ta thoshte. Ajo e sqaron se historinë e saj nuk e di as Rikja, megjithëse të gjithë dyshojnë se ia ka shkruar në atë letër. “Nëse do të ishte kjo, po ta them troç fare: Nuk ma ndjente se çfarë mendonin të tjerët”, shprehet Elona.
Ndërsa Anaidi i tregon se nuk ka për ta paragjykuar edhe nëse dyshimet e tij janë të vërteta. “Më bëhet qejfi që ma thua në këtë mënyrë dhe të falënderoj sinqerisht, por dyshimet e tua janë të gabuara. Do të më kuptosh për sjelljen time vetëm kur të dalim”, e sqaron Elona, ndërsa më vonë hyn brenda për të pirë kafenë me Eldorën.
0 comments:
Post a Comment