
Banorët shkojnë sërish në dhomën e gjumit, ku disa prej tyre provojnë rrobat që do të veshin gjatë spektaklin e sotëm. Ndërsa pjesa tjetër shkëmbejnë biseda e japin mendime për veshjet e banorëve gjatë natës së sotme.
Anaidi sistemon rrobat e veta, të cilat i palos dhe i vendos më radhë në dollap.
Ndërsa Eldora merret me veten dhe makijazhin, duke u bërë gati për një ditë të re, si çdo mëngjes.
Kurse Rikja ndodhet vetëm në kuzhinë, ndërsa është duke larë enët.
Ndërkohë, muzika në sfond vazhdon t’i shoqërojë ende dhe banorët kërcejnë e këndojnë herë pas here, duke u argëtuar me njëri-tjetrin.
Elona shkon në ambientin e banjës me Shpendin dhe fillon ta ndihmojë atë duke ia prerë flokët, duke u bërë gati kështu për spektaklin e sotëm. Ndërsa më parë e pa teksa provonte rrobat për spektaklin, duke i dhënë mendimin e saj për këmishën që do të veshë sonte.
Në dhomën e ndenjes mes Eldorës dhe Ilirit fillon një diskutim, duke komentuar sjelljen e Rikes në shtëpi. Sipas Ilirit, ajo po afrohet shumë me Anaidin dhe jo vetëm kaq, por bashkë me Anaidin ajo tall edhe Elonën për situata të caktuara. “Më vjen çudi se ndryshoi për kaq pak kohë”, thotë Iliri, i cili më vonë kujton zënkën me Riken gjatë natës, për të cilën thotë se Rikja ka qeshur pas asaj situate dhe nuk e ka përjetuar aspak keq, sipas tij. “Jo, se u ndie keq”, shprehet Eldora, ndërsa mendon se brenda ambienteve të shtëpisë së Big Brother duhet të kesh shumë durim dhe të ruash qetësinë, gjë që Rikja nuk arriti dot ta bënte gjatë asaj situate, sipas saj. “Ajo më ka thënë mua, që vetëm ai mund ta bëjë të humbas kontrollin dhe ja ku ndodhi”, shprehet Iliri, i cili shton dhe thotë se Rikja ndikohet shumë nga Elona rreth situatave të caktuara.
Ndërsa Rikja dhe Shpendi ulen për të ngrënë mëngjes, ndërsa Anaidi është duke gatuar në kuzhinë.
0 comments:
Post a Comment