
Pas sherrit mes Rikes dhe Ilirit pak minuta më parë situata në shtëpi u qetësua. Iliri po diskuton me Anaidin dhe i thotë se i vetmi person që e kupton atë dhe e zbut si njeri është Anisa, e dashura e tij. Anaidi për ta ngacmuar Ilirin, i thotë se edhe Rikja e zbuti pak me sherrin që bënë. Iliri, nuk e komenton aspak këtë gjë por jep të kuptojë që mbetet për tu parë se kush ka gabuar. Anaidi i thotë që nga sherri që bënë nuk fitoi pikë as ai dhe as Rikja. Teksa Anaidi me Ilirin po bisedojnë, duke e dëgjuar bisedën e tyre është edhe Eldora me Elonën të cilat po hanë diçka në kuzhinë. Elona shprehet për Ilirin që ai është një manjak dhe asgjë më tepër. Më pas ngrihet nga tavolina dhe shkon në dhomën e gjumit ku është edhe Rikja. Vajzat nuk bisedojnë shumë në lidhje me situatën e krijuar pak më parë. Rikja thotë vetëm që arriti pika ku nuk mbante dot më në lidhje me Ilirin dhe i humbi durimi me sjellien e tij të cilën ajo kishte disa dite që shfaqte bezdi. Të njëjtën gjë i thotë edhe Eldorës pak më vonë. Madje Rikja mendon se nesër do ta lërë shtëpinë njëra nga vajzat dhe shpreh keqardhje për këtë gjë.
Askush prej banorëve, me përjashtim të Anaidit që ngacmoi pak, nuk po diskuton në lidhje me këtë episod që ndodhi me Rikes dhe Ilirit, banorë të cilët kanë pasur afrimitet mes tyre. Ndoshta në orët më të vona si Rikja dhe Iliri do të tregojnë përjetësimin e tyre ndaj këtij sherri.
0 comments:
Post a Comment