
Anaidi dhe Rikja dalin në kopsht dhe e rifillojnë vetëm për pak minuta bisedën rreth zënkës që u krijua mes Rikes dhe Ilirit, ku pas provokimeve të vazhdueshme nga ana e Ilirit, Rikja u nervozuar dhe e humbi durimin.
Anaidi e këshillon që ajo të ruajë qetësinë për çfarëdolloj situate që mund të ndodhë në shtëpi, pasi publiku jashtë mund ta gjykojë. Ndërsa Rikja e mirëkupton, por i shpjegon se qëllimi i ilirit është që ta bëjë të dalë nga vetja dhe se ai e bëri që ta humbë durimin për pak sekonda, megjithëse tani që e mendon me qetësi mendon se ka bërë gabim.
Ata hyjnë brenda, duke u bashkuar me pjesën tjetër të banorëve, të cilët janë duke shkëmbyer biseda të përgjithshme mes njëri-tjetrit.
Më vonë Rikja ulet afër Elonës dhe flet e mërzitur për situatën e mëparshme të krijuar mes saj dhe Ilirit. Ndërsa Elona e këshillon që të qetësohet dhe të mos mërzitet, pasi faji ishte komplet i Ilirit dhe se pas provokimeve të tij, të gjithë do të reagonin në atë mënyrë.
Ndërsa me to më vonë bashkohet edhe Eldora e Shpendi, dhe të katër shkëmbejnë biseda të përgjithshme mes nëjri-tjetrit, ndërsa dëgjojnë muzikën në sfond, të vendosur nga Vëllai i Madh.
Vajzat mbeten sërish vetëm dhe Rikja fillon të tregojë për të dashurin e saj, Lukën, dhe për mallin dhe mungesën që ndien për të. Ajo tregon se me të është shumë e ndjeshme. Ndërsa Elona mendon se Vëllai i Madh do t’i bëjë një surprizë asaj, duke ia sjellë në shtëpinë e Big Brother. “Nuk e di, se nuk jam shumë e qetë, nuk e di se si do të jetë kur të vijë”, shprehet Rikja.
Banorët kanë rënë në qetësi, ndërsa dëgjojnë muzikën në sfond, të vendosur nga Vëllai i Madh.
0 comments:
Post a Comment