Rikja: “Ilirin e kam falur me dhjetëra herë, por e tejkalon cakun”; Plane për pushime së bashku

Iliri, Anaidi dhe Rikja qëndrojnë në sallon, ndërsa dëgjojnë muzikën në sfond. Ndërsa Eldora dhe Shpendi luajnë në kopsht duke ndjekur njëri-tjetrin e duke u argëtuar së bashku për disa minuta me radhë. Anaidi dhe Rikja mbeten vetëm dhe fillojnë të diskutojnë sërish me nëjri-tjetrin për zënkën që ndodhi mes Rikes dhe Ilirit. Anaidi mendon se të dy kanë pjesën e tyre të fajit. Ai e konsideron të ekzagjeruar sjelljen e Ilirit kundrejt saj me provokime të vazhdueshme dhe me gjeste të pahijshme si lagia me ujë që po i bënte vazhdimisht pa dëshirën e saj, por nga ana tjetër mendon se Rikja duhet të jetë edhe më e duruar. Ndërsa Rikja i shpjegon se e ka duruar me dhjetëra herë dhe nuk ia ka kthyer me të njëjtën monedhë, por gjatë asaj situate i humbi kontrolli për një moment dhe nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër, pasi i doli vetja nga kontrolli. “Ai vepron përtej limiteve të lejueshme, por ti nuk duhet ta tejkaloje në atë formë”, i thotë Anaidi. Ndërsa Rikja i tregon se Iliri nuk njeh caqe dhe se shumë herë e ka anashkaluar një situatë të tillë, për të mos arritur deri në atë pikë. “Gjithë kohën më thotë “daun” dhe shumë ofendime, por kur më lag me ujë më acaron”, thotë Rikja, ndërsa thekson se gjatë gjithë kohës i vë në dukje Ilirit se po e bezdis me sjelljen e tij. Ndërsa më vonë me ta bashkohet edhe Elona dhe të tre fillojnë të bisedojnë për biseda të përgjithshme me njëri-tjetrin. Anaidi u tregon atyre për motorët dhe ndjesinë e paimagjinueshme që i japin ata, ndërsa tregon histori të ndryshme me motorë. Nga historitë me motorë, banorët fillojnë të bëjnë plane për pushime se bashku, pas daljes nga Big Brother. Ata mendojnë që të mblidhen të gjithë së bashku për pushime në të gjithë bregdetin shqiptar. Më vonë edhe ata largohen drejt dhomës së gjumit, për të fjetur gjumë. Shpendi dhe Eldora janë duke biseduar me nëjri-tjetrin në dhomën e gjumit, ndërsa ka disa minuta që janë fikur edhe dritat nga Vëllai i Madh. Ata flasin për vetëkontrollin dhe durimin si edhe mënyrën se si mund të fitohet vetëkontrolli, ndërsa Eldora i premton se kur të dalin do t’i dhurojë një libër që mund ta ndihmojë në këtë aspekt dhe ta bëjë të ndihet më mirë me veten.. Ndërsa vetëm pak minuta më vonë, të gjithë banorët janë në gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment