
Esterina dhe Eraldi janë çifti i radhës që hyjnë në shtëpi. Ata shkojnë në dhomën e rrëfimit dhe pasi zbulojnë fyturat njihen me njëri-tjetrin nëpërmjet klipit prezantues të secilit. Ashtu sikurse ndodh me çiftet përpara tyre, edhe ata vendosin përsëri maskat dhe futen në shtëpi, duke u bashkuar me pjesën tjetër.
Ndërkohë në shtëpi është krijuar një situatë qesharake, pasi banorët mundohen që të komunikojnë vetëm me shenja. Vëllai i Madh ka vendosur që ata të mos flasin, por arsyeja e kësaj do të zbulohet më vonë.
Ndërkohë një tjetër çift tjetër që hyn në shtëpi është Jona dhe Rigelsi. Edhe me ata të dy ndodh e njëjta gjë. Në dhomën e rrëfimit ata zbulojnë fytyrat e tyre duke u njohur. Edhe nëpërmjet klipeve përkatëse.
Më pas edhe ata shkojnë në dhomën e ndenjes ku gjejnë banorët që qeshin me të madhe për gjestët që bëjnë nga pamundësia që kanë për të komunikuar.
0 comments:
Post a Comment