Një e huaj në BB7, të gjithë banorët në shtëpi .


Në shtëpinë e Big Brother ka hyrë tashmë çifti i shtatë. Ata janë Violeta dhe Arditi. Pasi shkojnë në dhomën e rrëfimit dhe heqin maskat, shfaqen edhe klipet prezantuese të secilit prej tyre. Gjatë këtyre klipeve ndër të tjera zbulohet se Vjoleta nuk është shqiptare. Ajo është polake dhe është banorja e barë nga ky vend në Big Brother Albania. Pasi Vjoleta dhe Arditi të maskuar u bashkohen banorëve të tjerë, në shtëpi ka mbërritur edhe çifti i tetë dhe i fundit. Ata janë Enkelejdi dhe Matilda. Edhe me ata të dy veprohet në të njëjtën mënyrë. Pasi njihen me klipet e njëri-tjetrit edhe ata u bashkohen banorëve të tjerë të shtëpisë, të cilët vazhdojnë të mos komunikojnë . Nuk vonon dhe Arbana u komunikon banorëve se ata mund të heqin maskat dhe mund të komunikojnë sepse tashmë ata janë zyrtarisht banorë të BB7. Banorët fillojnë të flasin, por ajo që u bën përshtypje është fakti pse mungon njëri prej çifteve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment